Lajmet e fundit

Klubi turk Beshiktash, ka njoftuar se i ka nisur negociatat për transferimin e futbollistit të Kosovës, Milot Rashica.
Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale.
“Negociatat kanë filluar me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City në lidhje me transferimin e Rashicës”, thuhet në njoftim.
Derisa, sot u raportua nga mediat turke se 27-vjeçari, do të transferohej për një shumë prej 5 milionë eurosh.
Edicionin e kaluar, 27-vjeçari luajti për Gallatasarajin, rivalin e madh të Beshiktashit.
Rashica, nga 30 ndeshje sa u paraqit, i realizoi gjashtë gola dhe bëri shtatë asistime.
Milot Rashica ishte i huazuar tek ekipi turk nga Norwich City.