Sopranoja Besa Llugiqi dhe saksofonisti Vitaly Vatulya janë solistët e koncertit të sotëm, i cili do të mbahet nën drejtimin e mjeshtrit të njohur zviceran-francez Antoine Marguier.
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë një program të veçantë me vepra nga Rexho Mulliqi, Valton Beqiri, Kreshnik Aliçkaj, Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla.
Koncerti do të mbahet sonte, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kjo ngjarje do t’i paraprijë koncertit të ardhshëm të Orkestrës së Filharmonisë, që do të mbahet në Sallën e Madhe të Casino Bern, në Bern të Zvicrës, më 12 mars 2025, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.