Lajmet e fundit

Mesfushori i Milanit, Andrea Bertolacci ka mohur se ekipi i tij është në krizë pasi barazoi 1 me 1 kundër Hellas Verona të dielën.
Milani avancoi me minutën e 54-të përmes Carlos Baccas megjithatë shifrat u barazuan nga penaltia ku Luca Toni shënoi vetëm pesë minuta më vonë pasi Nigel de Jong u nxor me të kuq nga loja.
“Ne jemi përgatitur mirë për ndeshjen,” tha ai për Mediaset.
“Ne duhet të i përvjelim mëngët, ne kemi disa probleme për të rregulluar, por ne definitivisht nuk jemi në krizë, janë shumë gjëra pozitive që mund të marrim.”
“Kur luajmë 4-4-2 luajmë më mirë se sa 4-4-3 i cili nuk po funksionon tani.”
Bertolacci u fut në lojë si zëvendësim, duke shënuar paraqitjen e tij të nëntë në Serie A për rosonerët këtë stinor.