Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e mposhti boksierin serb Marko Nikoliq, të premten mbrëma në Vjenë të Austrisë, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Gjatë intervistës që Jakaj dha për emisionin “Ora Shtatë”, ai theksoi se provokimet nga ana e boksierit serb ishin të mëdha, por sipas tij ato ishin një shtytje më shumë drejt fitores, sidomos në datën 24 mars.
Jakaj poashtu potencoi se synimi i tij është të jetë kampion bote.
Kjo ishte fitorja e 14-të radhazi e Jakajt, në karierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.
https://www.youtube.com/watch?v=bv8U56cI31A
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.