Lajmet e fundit

Gianluigi Buffon u ndëshkua mbrëmë me karton të kuq në takimin kthyes çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Juventus që kishte humbur 0:3 në Torino, e kishte barazuar këtë shifër, dhe loja po shkonte në vazhdime kur në minutën e fundit u akordua një penalti në favor të Zonjës së Vjetër.
Pas reagimeve të shumta të lojtarëve të Juventusit, ishte Buffon që u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë, tifozët madrilenë e duartrokitën gardianin legjendar teksa ai po futej në tunel.