28.09.2018 · përditësuar para 2864 dite1 min lexim
Ish pronari i skuadrës Milan, Silvio Berlusconi, i është kthyer sportit të futbollit pasi që ka blerë serinë C të klubit Monza.
“Fininvest SpA ka finalizuar sot blerjen 100 për qind të SS Monza 1912”, shkruan në një komunikatë për shtyp, transmeton Klan Kosova.
Aksionarët gjithashtu kanë zgjedhur drejtorët e bordit, të cilët janë Nicola Colombo, Paolo Berlusconi, Adriano Galliani, Roberto Mazzo dhe Danilo Pellegrino.
Gjithashtu bordi ka emëruar Adriano Galliani si drejtor ekzekutiv të klubit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.