Lajmet e fundit

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka thënë se synon që këtë edicion të fitojë Scudetton.
Ai ka thënë se këtë mund ta bëjë trajneri i ri, Sinisa Mihajlovic, duke dhënë edhe shumë lëvdata në drejtim të tij.
“Sinisa mund ta bëjë këtë, ai është një lider i vërtet, filofozia e tij sulmuese do të bëjë gjithçka më të lehtë”
“Ekipi është i fortë për arsye se trajneri është i fortë” ka thënë Berlusconi.
Me investimet që ka bërë sivjet Berlusconi është shprehur i bindur se do ta fitojë titullin, kurse për rivalin Juventusin ka thënë se i ka humbur tre lojtar të mëdhenj, Pirlon, Vidalin dhe Tevezin, ndonëse ka shrehur xhelozinë për Dybalan, duke thënë se ishte cak i tyre, transmeton Klan Kosova.