Lajmet e fundit
Reprezentuesi francez e ka këtë mundësi të artë për të treguar vlerën e tij si lojtar.

Nuk ka moment më të mirë për të dëshmuar veten se në finale të Champions League.
Paul Pogba e di këtë me siguri; ky është rasti që e ka pritur për shumë kohë.
Në anën tjetër, Barcelona si edhe Real Madrid mbajnë të hapura mundësitë e kalimit të mesfushorit juventin në skuadrat respektive, megjithëse Reali këtu çalon pak për shkak të raporteve jo të mira me agjentin e lojtarit.
Pogba po vlerësohet si mesfushori më perspektiv nga bashkëlojtari dhe mjeshtri i mesfushës, Andrea Pirlo nga i cili ai ka mësuar shumë. Francezi e di se performanca në Berlin mund t’ia hapë dyert e Camp Nou.
Por, as Madridi nuk mendon të rrijë duarkryq. Megjithëse lidhjet me Raiolan nuk janë të mira, bota e futbollit njeh plot ‘martesa’ të arrira në kësi kushtesh.
Një gjë që dihet me siguri është që Pogba nuk do të qëndroj në Torino.