Lajmet e fundit
Gardiani i kuqezinjve do ta ruajë portën e Atalanta edhe edicionin tjetër, pasi skuadra nga Stadio Atleti Azzurri d'Italia bleu kartonin e tij

Etrit Berisha është edhe zyrtarisht gardian i Atalanta, pasi kartoni i tij u ble nga Lazio për afro 5 milionë euro.
Berisha ishte një nga protagonistët kryesorë, me skuadrën që siguroi vendin e 4 në kampionat dhe pjesëmarrjen në kupat e Europës për sezonin 2017-2018.
Paraqitjet fantastike e tij kanë bindur drejtuesit e Atalantës që pas huazimit ta blejnë përfundimisht kartonin e portierit të kombëtares shqiptare.