Lajmet e fundit

Bernard Berisha ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën ruse Anzhi.
Berisha, lojtari i përfaqësueses të Kosovës, e ka filluar karrierën tek Besa e Pejës, për të kaluar më pas tek Besa e Kavajës.
Që nga viti 2014 ka mbrojtur mbron ngjyrat e Skënderbeut, me të cilën skuadër ka fituar titullin e ligës.
Berisha ka kaluar testet mjekësore tek Anzhi sot, pas së cilave ka nënshkruar kontratën.
Kujtojmë se tek skuadra ruse kanë luajtur edhe yje të mëdhenj të futbollit si Samuel Eto’o dhe Roberto Carlos.