Lajmet e fundit

Berisha u shpreh se kjo ndërhyrje është qëndrim personal i ambasadores dhe jo një orientim i vetë ShBA-së.
“Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të Lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së”, deklaroi ish-kryeministri. Berisha komentoi edhe vendimin e dhënë dje nga gjykatësja Blerina Muça që njohu ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj. “Një gjykatëse vendosi dje të shkruaj ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon çdo imagjinatë, në një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterin nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse nuk ka pranuar ankesën tonë”, tha ai. Berisha bëri këtë deklaratë para gazetarëve këtë të shtunë pas votimit për zgjedhjen e kreut të PD-së në degën numër 2 në Tiranë, shkruan Euronews.al.