Lajmet e fundit

Besart Berisha ka thënë se është nder për të që të veshë fanellën e kombëtares së Kosovës.
Sulmuesi në një konferencë për media ka deklaruar se do të japë maksimumin në secilën ndeshje, njofton Klan Kosova.
"Është rrugë e gjatë, por për mua është kënaqësi të vijë të luaj për Kosovën. Prej kohës kur Kosova është bërë pjesë e UEFA kam pasur dëshirë të luaj për Kosovën. Nuk do t'ia falja vetes po të mos vija. Do ta jap maksimumin".
"Klubi e ka respektuar vendimin që kam marrë për të ardhur dhe me këtë gjë është krejt në rregull. Unë e respektoj shumë trajnerin dhe kombëtaren. Besoj që është duke punuar shumë mirë".