Lajmet e fundit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, konfirmon mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për shkarkimin të Enkelejd Alibeajt, i cili njihet zyrtarisht nga kuvendi si kryetar i grupit parlamentar.
Në daljen e tij të parë për vitin 2023, kryedemokrati tha se e mbështet Ervin Salianji për kryetar grupi, nëse do të merrte edhe dakordësinë e deputetëve të PD-së.
"Nuk kam një bilanc të them të saktë se ku janë. Zoti Salijani në funksion është nënkryetar grupi, kështu që unë do pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike. e ardhmja e grupit parlamentar, do të jetë një grup, i cili do të mbrojë interesat e qytetarëve"
Për përjashtimin nga grupi parlamentar i katër deputetëve, Berisha tha se Alibeaj po zbaton urdhrin e kryeministrit Rama.
"Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës . I keqpërdorur në shkallën më ekstreme për arsye që i di vetëm ai. Zbatoi urdhrin e Edi Ramës duke shkelmuar edhe më shumë mbi dinjitetin e tij"./tvklan/