12.10.2022 · përditësuar para 1380 dite1 min lexim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë të Vaut të Dejës, ka komentuar ndër të tjera edhe fjalimin e rivalit të tij politik, Edi Ramës, i cili ndodhet në Strasburg.
Berisha është shprehur se qëndrimi që kreu i qeverisë, Edi Rama, mbajti në KiE ishte skandaloz. Sipas tij, fjalimi i Ramës tregoi që ai është antishqiptar, shkruan abcnews, transmeton Klan Kosova.
“Në Këshillin e Evropës mbajti fjalimin, iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pastaj i tha pse ke frikë nga hetimi. Nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatën dhe sot bëri skandalin dhe iu ngrit tjetri, ke ngatërruar adresë. Kudo që udhëton, ai udhëton si një antishqiptar i mirëfilltë”, tha Sali Berisha.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.