Lajmet e fundit

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka kontraktuar në ShBA një kompani lobimi për të mësuar se kush ndikoi dhe cilat ishin argumentet e marra parasysh në momentin kur ai u shpall "non garta" në ShBA.
Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht.
Detaji i parë që të bie në sy është fakti se kjo kontratë është “pro-bono”, që do të thotë se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do të ndihmojë Berishën mbi baza krejtësisht vullnetare pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.