Lajmet e fundit

Valon Berisha, ka ardhur në Kosovë për të zhvilluar përgatitjet për katër miqësoret që Kombëtarja e Kosovës do t'i zhvillojë gjatë muajit qershor.
Berisha ka publikuar një fotografi në "Instagram" ku shihet se po kënaqet me natyrën e bukur të fshatit.
"Katuni ta kënaqë zemrën"- ka shkruar Berisha.
Përveç futbollistit të Reims, në Kosovë ndodhen edhe Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.
Më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Maltës edhe atë në Austri, pasi që më parë është tërhequr Kombëtarja e Kazakistanit me shkakun se shteti i Kazakistanit nuk e ka njohur Kosovën.
Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve me Kombëtaren e Guinesë dhe atë të Gambisë.