Lajmet e fundit
Gardiani i përfaqësueses së Shqipërisë pritet që të zëvendësohet nga numri '1' i Hajdukut të Splitit, Lovre Kaliniq.

Rinovimi i Marchettit dhe interesimi i Lazios për transferimin e portierit kroat të Hajdukut të Splitit, Lovre Kaliniq e largon edhe më shumë Etrit Berishën nga skuadra bardhkaltër.
Portieri i Kombëtares Shqiptare po vlerëson situatën por me siguri, afrimi i kroatit gjatë merkatos së dimrit do ta largonte përfundimisht nga Lazio, gardianin e lindur në Prishtinë.
Sipas mediave italiane, drejtori sportiv, Igli Tare do të udhëtojë drejt Kroacisë për të bindur klubin e Hajdukut me një ofertë prej 2.5 milionë eurosh por pengesa më e madhe në bisedime do të jetë interesimi i Aston Villas që ka ofruar dyfishin e kësaj shume.