Lajmet e fundit

Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se mund të krijojë pengesa për protestuesit gjatë protestës së 6 dhjetorit të thirrur nga opozita në Tiranë. Në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë, Berisha ftoi demokratët që të hapin dyert e shtëpive për protestuesit nga rrethet, nëse Rama bllokon rrugët.
“Meqenëse ky është i tmerruar nga kjo protestë dhe ka arsye të tmerrohet se do ta nxjerrë ashtu siç është para liderëve evropianë, mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra e mijëra demokratë nga rrethet mund të kenë vështirësi të vijnë ditën e protestës. Prandaj të ftojmë ta shndërrojmë datën 5 dhjetor, të hapim dyert tona për të gjithë miqtë, të afërmit, familjarët që i kemi nga rrethet e tjera t’i ftojmë në Tiranë për të protestuar në datën 6 të gjithë së bashku”.
Kryetari i Partisë Demokratike e akuzoi qeverinë në Shqipëri se ka vjedhur fondet e ndërtimit të rrugëve e shkollave, për të financuar shpenzime luksi. /a2news