Mjekja Nora Goga ka komentuar ndërhyrjen e Brikena Selmanit, ish-banores së Big Brother VIP Albania, e cila në rrjete sociale u shfaq duke bërë tërheqje të lëkurës që njihet si “facelifting”.
Sipas saj, kjo ndërhyrje nuk ka qenë e nevojshme për një 25-vjeçare.
“Ka bërë face lift një 25 vjeçare, për mendimin tim, nuk është e pranueshme, sepse pikërisht në moshën e saj i ke të gjitha gjërat e duhura për me pasë një bukuri”, ka thënë Goga
Mjekja po ashtu tha se kjo ndërhyrje mund të ndikojë pas një kohe kur do të jetë në një moshë, siç thotë ajo, 50 vjeçe.
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.