Lajmet e fundit
Ish asi i Arsenalit që tani është asistent i Frank de Boer tek Ajaxi, megjithë raportimet, ka thënë se nuk e ka në plan që të marr drejtimin e ndonjë skuadre.

Dennis Bergkamp ka insistuar se nuk e ka në plan që të bëhet kryetrajner i ndonjë skuadre, rrjedhimisht e ka përjashtuar veten nga lista e të përfolurve për këtë post tek Sëansea City.
Ish sulmuesi i Arsenalit ka qënë i lidhur me këtë post pas shkarkimit të Garry Monkut, e më parë edhe me postin e të parit të bankës të Gunners.
Bergkamp që është ndihmës-trajner tek Ajaxi që nga viti 2011, por nuk është i interesuar që të ngjitet më lartë, së paku për momentin.
“Për momentin nuk kam ambicie për t’u bërë kryetrajner”.
“Kam punë për të bërë tek Ajaxi edhe për disa vite”.