Komentatori i Artmotion, Engjëll Bërbatovci ka komentuar intervistën ekskluzive të futbollistit kosovar, Vedat Muriqit me drejtorin e sportit në Armotion, Arlind Sadiku.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Bërbatovci tha se Muriqi po e ndjen veten borxhli për faktin që nuk arriti të ishte vendimtar që Kombëtarja e Kosovës të kalonte në Botëror, transmeton Klankosova.tv.
“Muriqi po më duket që po e vuan shumë faktin që nuk ka arrit të kontribuojë në ndeshjen e fundit qysh e ka ndihmuar Mallorcan. Nuk është faji i Muriqit, thjesht nuk ka qenë dita jonë, por ai po e ndjen veten shumë borxhli që nuk ka arrit me qenë vendimtar që nuk ka mundur ta çojë Kosovën përpara”, tha ai në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=ArWjqN-Seu8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.