Lajmet e fundit
Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Monacos.

Klubi nga Ligue 1 ka konfirmuar të hënën se është vendosur për të mos ia vazhduar kontratën sulmuesit bullgar, i cili tash është futbollistë i lirë dhe mund të kërkojë një klub të ri.
34-vjeçar që ka luajtur në të kaluarën në Bundesliga dhe në Manchester United dhe Tottenham Hotspur, ka sërish oferta nga skuadrat e Premier League. Rikthimi i tij në Angli duket shumë i mundshëm.