Lajmet e fundit
Sulmuesi Dimitar Berbatov ka bërë të qartë se dëshiron sërish të rikthehet për të vazhduar karrierën futbollistike në Premier League. Ai është larguar nga skuadra e Monacos, pasi kjo e fundit nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës.

Sulmuesi bullgar me pas ka treguar edhe arsyet pse dëshiron të rikthehet në Premier League. “Kam kaluar shumë vite në Angli dhe kam kujtime të mëdha. Premier League shikohet nga e gjithë bota dhe normalisht se dëshirojë të rikthehem sërish”, tha Berbatov.
Sulmuesi bullgar po ashtu për një kohë të gjatë ka luajtur edhe në Bundesliga, kurse më pas u transferua në Premier League. Luajti për Manchester United dhe Tottenbham Hotspur.