12.05.2019 · përditësuar para 2638 dite1 min lexim
Sulmuesi italian, Domenico Barardi, ka thënë se nëse do t’i jepej mundësia që të zgjedhë, atëherë do t’i bashkohej Liverpoolit.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti në fjalë prej kohësh është vënë në shënjestrën e skuadrave të mëdha si Inter Milan, Roma dhe Juventus.
Mirëpo si duket 24 vjeçari nuk është i interesuar që t’i bashkohet ndonjërës prej skuadrave italiane.
"Nëse do të më jepej mundësia të zgjedhja, unë do të luaja për Liverpool", ka thënë ai.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.