Lajmet e fundit

Raportohet që Arsenali është pran arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema.
Sipas gazetarit italian Emanuele Giulianelli pritet që marrëveshja të bëhet publike javën e ardhshme, kurse francezi pritet që testet mjekësore t'i zhvillojë ditën e martë.
"Gjërat janë afër që Arsenal ta transferojë Benzeman. Të martën pritet që të kryhen edhe testet mjekësore dhe të nënshkruhet kontrata" ka thënë Giulianelli.
Marrëveshja thuhet se kap vlerën prej 48 milionë funta, transmeton Klan Kosova.