Lajmet e fundit

Karim Benzema është duke shkëlqyer te Real Madridi, pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Benzema është një kandidat për të fituar Topin e Artë për vitin 2021, me vet lojtarin i cili ka pranuar se që kur ishte i ri e kishte menduar që ta fitonte.
Francezi ka drejtuar sulmin e Los Blancos përsa i përket shënimit të golave, teksa formën e mirë që është duke e kaluar e ka shfaqur tani edhe nën drejtimin e kombëtares franceze, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
"Është një trofe që e duan të gjithë lojtarët", tha Benzema për TVE.
"Që kur isha i vogël, kam menduar të fitoj atë çmim. Nëse jam afër që ta fitojë, atëherë kjo është për shkak të bashkëlojtarëve të mi të skuadrës”, ka thënë Benzema.