Lajmet e fundit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e ka zbuluar se mendon për Topin e Artë gjatë gjithë kohës, ndonëse insiston që ky nuk është obsesion për të.
“Sigurisht, gjatë gjithë kohës, që nga fëmijëria ime, por nuk është diçka që më çmend”, ka thënë Benzema në llogarinë e tij në YouTube kur u pyet nëse mendon për ta fituar trofeun më të çmuar individual në futboll.
“Gjithmonë mendon për Topin e Artë kur je futbollist profesionist ose kur je tip garues”.
Benzema ka shijuar një sezon shumë të suksesshëm me Mbretërit duke realizuar 26 gola nga 47 paraqitje.