Lajmet e fundit
"Karim Benzema nuk largohet nga Real Madridi", thotë agjenti i futbollistit.

Është raportuar tashmë interesimi i madh i Arsenalit për shërbimet e sulmuesi francez të Real Madridit, Karim Benzema, si edhe pritja qoftë edhe deri në fund të afatit për ta transferuar, por duket se të gjitha janë të kota.
Agjenti i ‘Benz’, Guillem Balague, mohoi të ketë ndonjë mundësi që sulmuesi të transferohet tek ‘Gunners’.
“Nuk ka gjasa që Benzema të largohet nga Real Madridi këtë verë, pra as të transferohet tek Arsenali”, shkroi Balague në Twitter.
https://twitter.com/GuillemBalague/status/626672814137942016
Largimin e kishte mohuar disa herë edhe Benzema, duke thënë se “është në klubin më të mirë në botë ku është i respektuar dhe i nevojshëm, prandaj nuk ka arsye të largohet”.