Lajmet e fundit

Real Madrid mund të mos ketë arritur të nënshkruajë me Kylian Mbappen në verën e kaluar, por Karim Benzema është i sigurt se shoku i tij i skuadrës në Francë, do të bëhet një lojtar i Los Blancos një ditë.
Paris Saint-Germain nuk ishte e gatshme të shiste yllin e tyre në afatin e mëparshëm të transferimeve, pasi janë duke synuar që ta bindin për të rinovuar kontratën e tij, e cila përfundon në qershor të 2022, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
"Mbappe e tha vetë". tha Benzema për L'Equipe.
"Ai dëshiron të shohë diçka tjetër. Një ditë ai do të luajë për Real Madridin”.
"Nuk e di kur. Por ai do të vijë. Është vetëm çështje kohe."
Benzema gjithashtu beson se skuadra e Real Madridit ka një potencial të madh dhe theksoi se ai është i kënaqur të veprojë si mentor për të rinjtë e Los Blancos.
"Real Madridi është akoma klubi më i mirë në botë", shtoi Benzema.
“Ne duhet të investojmë tek të rinjtë në mënyrë që një ditë ata të bëhen futbollistë të mëdhenj”.
"Unë jam këtu për t'i ndihmuar ata. Unë flas shumë me ta. Unë dua t'i përmirësoj ata”, përfundoi Benzema.