Lajmet e fundit

Menaxheri i futbollistit Karim Benzema, ka hedhur poshtë fjalët që sulmuesi Francez ka gjasë të largohet nga Real Madridi dhe të nënshkruajë kontratë me Manchester United.
Kanë qarkulluar fjalë që Rafa Benitez, menaxheri i ri i Real Madrid nuk e sheh në planet e tij për këtë klub futbolli Karim Benzeman, transmeton Klan Kosova.
Karim Djaziri, i cili është agjent i Benzemas, ka kundërshtuar fjalët që ai është takuar me përfaqësues të Djajve të Kuq për një lëvizje të mundshme të futbollistit francez në Premier League.
Ai ka thënë: “Çka të kërkojë Karim në Manchester, kur ai është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të pensionohet në këtë ekip”. / klankosova.tv