Lajmet e fundit

Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, e ka pritur keq komentin e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis mbi moshën e francezit.
De Laurentiis kishte thënë se Napoli është në kërkim të lojtarëve më të rinj, kur ishte pyetur për mundësinë e nënshkrimit me Benzema-në apo Angel Di Maria-n.
“Edhe një tjetër njeri i çmendur për ta shtuar në listë”, ka shkruar Benzema për italianin.