Lajmet e fundit
Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena nuk janë në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës të Francës ndaj Gjermanisë dhe Anglisë.

Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena kanë mbetur jashtë përfaqësueses së Francës për dy ndeshjet e radhës.
Benzema të martën është dorëzuar në polici, pas dyshimeve për përfshirjen e tij në shantazhin ndaj bashkëkombasit të tij Valbuena.
Avokati i Benzemas, Sylvain Cormier ka mohuar përfshirjen e klientit të tij në këtë rast, ndërsa asi francez ende është duke u shëruar nga një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë.
“Karim është i lënduar, prandaj nuk e kam ftuar”.
“Nuk di detaje për ngjarjet e fundit, por drejtësia duhet ta kryej punën e saj”.
“Edhe Valbuena nuk është në gjendjen më të mirë shpirtërore dhe mendore dhe për këtë arsye kam vendosur të mos e ftoj”.
Talenti i ri i Bayern Munchenit, Kingsley Coman është ftuar për të debutuar ndaj Gjermanisë, ndërsa Hatem Ben Arfa gjithashtu mund të jetë pjesë e Francës në këto ndeshje.