Lajmet e fundit

Sulmuesi Christian Benteke insiston se nuk ka plan që të largohet nga Crystal Palace.
Ka pasur raporte se menaxheri i ri, Sam Allardyce mund ta shesë Benteken në mënyrë që të krijojë fonde për të nënshkruar me futbollistë të rinj këtë muaj.
“Jo, jam shumë i lumtur këtu dhe dua të luftojë për të ndihmuar ekipin për tu ngjitur në tabelë”.
“Ne meritojmë bashkë me krejt futbollistët që kemi marrë. Tash kemi për ta treguar veten në fushë”, ka thënë Benteke./Klan Kosova/