Lajmet e fundit

Njësia e Trafikut të Prishtinës e ka gjobitur një shofer për shkak të vozitjes së rrezikshme në Prishtinë.
"Shoferi në fjalë është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime këto që kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik", thuhet në njoftimin e Policisë.
"Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi".