18.04.2023 · përditësuar para 1192 dite1 min lexim
Policia e Kosovës e ka ndëshkuar një person i cili me veturën e tij ka bërë 'drifta' në qytetin e Pejës.
Të njëjtit i është shqiptuar tiketa me tre muaj masë mbrojtëse, dy pikë negative dhe 150 euro gjobë, njofton Klan Kosova.
“Me datё 18.04.2023 rreth orёs 01:35, Njësiti i komunikacionit rrugor DRP Pejё, i ka shqiptuar gjobё kundёrvajtёsit”.
“I dyshuari ka shkatuar kundёrvajtje i cili me veprimet e tij ka rrezikuar pjesёmarrёsit tjerё nё trafik”.
“Pёr kёtё veprim kundёrvajtёsit iu ёshtё shqiptuar tiketa, 3 muaj masё mbrojёse, 2 pikё negative dhe 150 euro gjobё”.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.