Benjamin Pavard pati një debutim të paharrueshëm me fanellën e Olympique de Marseille. Mbrojtësi francez shënoi në fitoren bindëse 4–0 ndaj Lorient, duke i dhuruar një nisje ëndrrash aventurës së tij në Ligue 1.
Pas golit, Pavard festoi në mënyrë unike, duke bërë me duar shqiponjën shqiptare – një gjest simbolik që lidhet me faktin se ai është i martuar me një shqiptare. Ky moment emocionues u prit me entuziazëm jo vetëm nga tifozët e Marseille, por edhe nga ata shqiptarë, të cilët e panë si një mesazh respekti dhe afërsie, transmeton Klankosova.tv.
Debutimi i tij i fuqishëm e ka bërë menjëherë një nga emrat më të përfolur në futbollin francez, ndërsa Pavard duket se ka gjetur mënyrën perfekte për të fituar zemrat e të gjithëve që në ndeshjen e parë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.