Lajmet e fundit

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është ngarkuar me një tjetër akuzë për përdhunim.
Mendy, 27 vjeç, i cili tashmë ishte akuzuar për një sërë veprash seksuale, u akuzua për përdhunim tjetër javën e kaluar, që dyshohet të ketë ndodhur në korrik të këtij viti.
Mendy tani akuzohet për tetë vepra kundër pesë grave të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra.
Akuzat e mëparshme janë tre akuza për përdhunim, që dyshohet se kanë ndodhur më 11 tetor 2020; prekje seksuale më 2 janar 2021; një akuzë për përdhunim më 24 korrik 2021 dhe dy akuza për përdhunim më 23 gusht 2021.
Mendy u paraqit sot në gjykatë për një seancë dëgjimore para gjykimit të tij vitin e ardhshëm, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Lojtari po shfaqet në gjykatë së bashku me personin tjetër të akuzuar, Louis Saha Matturie, i cili gjithashtu akuzohet për vepra të rënda seksuale ndaj grave të reja.
Reprezentuesi francez ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij më 26 gusht.