Lajmet e fundit

Rafael Benitez e përjashtoi mundësinë se do të jetë ai pasuesi i Vicente del Bosque kur ky i fundit të japë dorëheqjen nga drejtimi i Spanjës.
55-vjeçari, i cili aktualisht drejton Newcastle, është një nga emrat më të përfolur për t’u ulur në stolin e “La Roja”.
Megjithatë ishte vet Benitez që i dha fund këtyre zërave duke deklaruar se është i lumtur te klubi anglez dhe se dëshiron që qëndrojë te Newcastle edhe për shumë kohë.