Lajmet e fundit
Strategu spanjoll e sheh të vështirë përballjen e së mërkurës në San Mames.

Rafael Benitez e ka pranuar se udhëtimi në San Mames nuk do të jetë aspak i lehtë.
Duke folur në një konferencë për media para përballjes së të mërkurës ndaj Athletic Bilbaos strategu spanjoll tha se i vetmi futbollist i paprekshëm është Ronaldo.
“E dimë që Athletic është skuadër e fortë. Reali humbi vjet si musafir i saj. Parandaj duam që të jemi të fokusuar”.
“Vetëm një futbollist është i paprekshëm: Cristiano Ronaldo. Të gjithë të tjerët janë të mirë. Kemi lojtarë të talentuar, por që duhet të punojnë ende për të përmirësuar nivelin”.
“Dua që të fitoj, por s’jam i obsesionuar që të mos pranojmë gola. Mund të mos shënojnë, por nëse e bëjnë këtë gjë dhe Ronaldo shënon pesë gola, prapë jam i lumtur”.