Lajmet e fundit
Trajneri i Real Madrid, Rafa Benitez ka sqaruar situatën e mbrojtësit, Sergio Ramos.

Benitez ka siguruar se Sergio nuk do të shkojë askund dhe se do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Los Blancos.
Manchester United janë shprehur të gatshëm për një shkëmbim Ramos-De Gea, pasi ky i fundit është i pakënaqur me të ardhurat te United, kështu që dëshiron të largohet.
Por këtë marrëveshje nuk e përkrah Rafa.
“Sergio qëndron 100” ka thënë ai.
Me deklaratën e trajnerit spanjoll, shpresa e United për të nënshkruar me Ramos është shuar, transmeton Klan Kosova.