Lajmet e fundit
Rafa Benitez ka provuar taktikat ku ai e vendosë Balen në qendër të sulmit, ndërsa Ronaldon në krah të majtë, si edhe pozicionin e kundërt, atë të djathtin, nëse Bale luan në të majtin.

Real Madrid e la të hapur për media seancën e fundit stërvitore, ndërsa Rafa Benitez provoi taktikat e tij në ambientet e kompleksit stërvitor në Melbourne City.
Pas sesionit të stërvitjeve fizike, skuadra doli në fushë dhe u stërvit në sitemin 4-4-2, me mbrojtjen kundër sulmit, derisa erdhi koha për ndeshjen përgatitore.
Benitez e përdori atë për të provuar strategji të ndryshme nga ato të të martës.
Në atë seancë, Bale luajti në krahun e majtë, në formacionin 4-2-3-1, por të mërkurën, me formacionin 4-4-2, ai luajti si sulmues. Ndërsa, Ronaldo luajti në krahun e majtë.
Pas ndeshjes, skuadra bëri vrapimin e zakonshëm 20 minutësh.