Lajmet e fundit

David De Gea është portieri i cili qe një kohë të gjatë është duke u përmendur për një kalim në Real Madrid.
E ardhmja e tij është turbulluar edhe më shumë pas deklaratës së Rafa Benitez pas ndeshjes me Galatasarayn.
I pyetur për De Gean, Benitez ka thënë: “Portierët e skuadrës i kam shumë të mirë. Jam i kënaqur me të tre dhe do të vazhdojë të punojë më ta”.
De Gea ende nuk është paraqitur për Manchester United, në edicionin e ri, për arsye të transferimit të tij të mundshëm në Santiago Bernabeu.
Deri tash ka qenë Sergio Romero gardiani i portës së Van Gaal, transmeton Klan Kosova.