Lajmet e fundit
Trajneri ka lënë të kuptohet se, megjithëse ka një skuadër të fortë, ai është i hapur për përmirësime.

Shefi i Real Madridit, Rafa Bentiez, mbetet i hapur para mundësive për përmirësime, duke sjellë lojtarë të rinj në skuadër.
Gardiani i Manchester Untiedit, David De Gea, ka kohë që është i lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu, por Benitez thotë se “është i kënaqur me portierët që ka”.
Megjithatë, ish shefi i Liverpoolit dhe Napolit e ka pranuar se, megjithëse skuadra është në nivel, ai nuk është për të përmirësuar diçka nëse mundet.
“Ne kemi skuadër të fortë, por trajnerët gjithmonë mundohet të përmirësojnë gjërat”.
“Afati kalimtar mbetet i hapur deri më 31 gusht”.
Në anën tjetër, Benitez është ende i pasigurtë nëse Benzema do të mund të startojë në ndeshjen e parë të La Ligas për sezonin e ri.
Francezi mungoi në finalen e Audi Cup për shkak të një lëndimi dhe do të jetë në garë me kohën për t’u bërë gati për ndeshjen e 23 gushtit ndaj Sportin Gijon, që është e para e ‘Los Blancos’ për sezonin ri.
“Nuk e di”.
“Të shohim si do të zhvillohen gjërat”, tha shefi i mbretërve, kur u pyet për këtë çështje.