Lajmet e fundit
Ish lojtari i Barcelonës beson se trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane nuk do të largohet nga skuadra, edhe nëse nuk fiton ndonjë trofe këtë edicion.

Luis Garcia gjithmonë ka thënë se Rafael Benitez ishte trajneri i duhur për Real Madridin, por e ka pranuar se ish menaxheri i Liverpool e pagoi çmimin për rezultatet jo të mira.
Benitez qëndroi vetëm shtatë muaj në Madrid para se presidenti Florentino Perez të vendoste ta ndërrojë, duke promovuar Zinedine Zidane si trajner të skuadrës së parë.
Por ish lojtari i Barcelonës mendon se problemet tek Real Madrid janë shumë më të thella.
“Kur Benitez arriti në Madrid ai ishte i duhuri. E njihte klubin dhe mënyrën e funksionimit”.
“Ai e kishte pritur këtë mundësi me vite. Të gjithë e dinim se ai do t’ia dilte”.
“Por në fund futbolli varet nga rezultatet. Nuk lidhet me trajnerin, lojtarët apo klubin, por me rezultatet”.
“Benitez u mundua ta përshtaste skuadrën me metodat e tij, por kjo gjë nuk funksionoi”.
“Kur erdhi Zidane gjërat ndërruan, por jo edhe aq shumë. Prandaj mendoj se problemi nuk ishte Benitez”.
“Besoj se edhe nëse Zidane nuk fiton trofe, Zidane do të ketë një mundësi të dytë”.