Lajmet e fundit
Real Madridi i Rafa Benitezit, para fansave të vet, synon fitoren e parë në La Liga këtë sezon.

Santiago Bernabeu, i ndezur, i uron mirëseardhje epokës së Rafa Beniezit, megjithëse kanë filluar dyshimet e para, pas barazimit pa gola në ndeshjen hapëse të sezonit.
Kjo është arsyeja pse Reali duhet të fitojë bindshëm. Provimi i Benitezit para fansave në tempullin e tyre përfshin shumë aspekte. Skuadra duhet të fitojë në të gjitha aspektet. Paraqitja duhet të jetë e atillë që të lë pa fjalë të gjithë.
Kuazi-performanca nuk kryen punë. Ajo do të ishte kalim i vijës së kuqe për trajnerin spanjoll. Fansat kërkojnë shumë më tepër dhe Benitez është shumë i interesuar për t’i kënaqurqë është edhe arsyeja pse ai ka bërë ndërrime në sulm.
Spanjolli ka vendosur që formacioni të jetë pothuaj i ngjashëm me atë të Ancelottit, përveç mungesës së mundshme të Benzemas. Cristiano, Bale, Isco dhe James do të jenë rreziku permanent i kundërshtarit.
Karim Benzema, që sapo është kthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për më se një muaj, ndeshjen e fillon nga stoli.