Lajmet e fundit
Rafa Benitez duhet të marrë disa vendime nga të cilat mund të varet sezoni i Real Madridit.

E ardhmja e Real Madridit varet nga vendimet e menaxherit për disa çështje të rëndësishme.
Huazimi i Lucas Silvas dhe Odegaardit. Është pothuaj e sigurtë që lojtarët duhet të dërgohen në klube tjera, së paku për këtë sezon. Lucas Silva nuk mund të luajë sepse nuk është qytetar i BE-së, ndërsa Odegaard nuk i ka lënë përshtypje Benitezit. Askush nuk e dyshon të ardhmen e ndritshme të norvegjezit, por ajo mbetet në të ardhmen.
Vendosja e të ardhmes së Cheryshevit. Real Madridi llogaritë në të dhe Benitez e sheh si të rëndësishëm për krahun e majtë të sulmit. Rusi shihet si zëvendësues i Ronaldos, që duhet të pushojë nganjëherë. Anësori e ka bërë të qartë që nuk dëshiron të largohet.
Gjetja e një klubi të përshtatshëm për Asension. Plani i Real Madridit përfshinë huazimin e tij, megjithëse ai konsiderohet si një ndër lojtarët spanjollë më të mirë, për ta rikthyer atë pas një sezoni.
Zgjidhja e çështjes ‘Coentrao’. Skuadra do të preferonte që ai të largohej, por kjo nuk do të jetë e lehtë. Tani për tani, portugezi është zëvendësuesi i pari i Marcelos dhe largimi i tij do të nënkuptonte blerjen e një mbrojtësi krahu.
Vendosja për zgjedhjen e parë në portë. Ende nuk dihet se kush do të startojë në portën e Realit, por Navas shihet si potencialisht numri 1.
Por, as Casilla nuk është shumë prapa, pasi i kanë lënë përshtypje stafit të skuadrës.
Megjithatë, një transferim i munshëm i De Geas do të ndërronte gjithçka. Në këtë rast spanjolli do të ishte zgjedhja e parë, ndërsa Navasit do t’i tregohej dera.