Lajmet e fundit
Tani shefi i pankinës së Real Madridit, Rafa Benitez, në karrierën e tij si menaxher ka treguar se ka nuhatjen e duhur në transferimin e lojtarëve.

Rafa Benitez në karrierën e tij si trajner ka bërë një numër transferesh të qëlluara, si Xabi Alonso, Torres, Mascherano e Higuain.
Në shifra, spanjolli ka bërë 107 të tilla deri tash. Kjo shumësi nënshkrimesh është përzierje e atyre të qëlluara, të gabuara dhe super dështimesh. Suksesin më të madh në këtë aspekt Benitez e ka pasur tek Liverpool, kur transferoi Xabi Alonso e Fernando Torres.
Rafa për ‘El Nino’ pagoi 36 milionë euro dhe e shiti tek Chelsea për 60 milionë, paçka se loja e tij vlente më shumë se kaq. Për Xabi Alonson ai i pagoi Real Sociedadit 15 milionë euro dhe e shiti për dyfishin e kësaj vlere tek Real Madrid.
Nënshkrime tjera të vlera tek Liverpool janë edhe Mascherano, Kuyt, Reina e Arbeloa.
Gjatë periudhës së tij tek Valencia, Benitez ndërtoi një skuadër që bëri historinë në La Liga duke nënshkruar me Mista, Rufete e Marchena. Në sezonin e dytë, atë të trasnzicionit, Rafa përsëri tregoi rezultate të shkëlqyera. Në këtë periudhë ai e kaloi Raul Albiolin në skuadrën e parë dhe zhvilloi Jorge Lopezin, Xiscon e Sissokon.
Në periudhën e tij të shkurtër të Chelsea e Inter, spanjolli nuk pati kohë që të kryente ndonjë transfer që do të linte gjurmë.
Ndërsa në peridhën e tij tek Napoli Rafa u tregua strateg duke nënshkruar me Higuain, Albiol e Callejon.