Lajmet e fundit
Shkarkimi i Carlo Ancelottit i hapi rrugë transferit të Rafa Benitezit, nga Napoli në Madrid. Spanjolli u shpreh i lumtur për rrugën që po nisë.

Rafa Benitez theu heshtjen për lëvizjen e tij drejt Madridit.
Spanjolli u nis për në kryeqytetin spanjoll mëngjesin e të hënës për të përfënduar marrëveshjen e cila e zyrtarizon si pasardhës të Carlo Ancelottit në Santiago Bernabeu.
“Jam i gatshëm. Mezi pres të arrij atje”.
Tashmë ish trajneri i Napolit u largua nga Italia pas ndeshjes ndaj Lazios e cila shoi shpresat e napolitanëve për kualifikim në Champions League.