Lajmet e fundit
Francezi është duke u përballur me akuza për bashkëpunim në shantazh ndaj Mathieu Valbuenas, por trajneri spanjoll ka mohuar që mosëpërfshirja e tij në skuadër të jetë për këtë arsye.

Rafa Bentiez nuk e ka përfshirë Karim Benzeman në skuadrën e cila të dielën në Sanchez Pizjuan përballet me Sevillan.
Benzema është duke u akuzuar për bashkëpunim në shantazh ndaj bashkëkombasit të tij Mathieu Valbuena.
Pas një starti të shkëlqyer me gjashtë gola në po aq ndeshje në La Liga, Benzema ka mbetur jashtë aksioni që nga fillimi i muajit të shkuar.
Benitez ka thënë se sulmuesi është afër rikthimit, por nuk jo në ndeshjen ndaj të përzgjedhurve të Unai Emeryt.
“Benzema është në fazën e fundit të kthimit nga lëndimi”.
“Ai është stërvitur dhe ka kryer të gjitha ato që duheshin kryer”.
“Për mua është shumë e rëndësishme që James të kthehet mirë”.
“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, ndaj duhet që të jemi të fokusuar”.