Lajmet e fundit
Mesfushori kroat i ka lënë shumë përshtypje menaxherit të Los Blancos që nuk ka kursyer lëvdatat për të.

Mateo Kovaçiq është një nga lojtarët që Rafa Benitez inkuadron më shpesh nga banka e rezervistëve këtë sezon.
Mesfushori që nga transferimi i tij nga Interi megjithëse nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet, madje as në shumicën e tyre, ka marrë lëvdata të shumta për paraqitjet e tij nga shefi i pankinës.
Kjo edhe pas paraqitjes së mirë ndaj Malmos, kur ai u fut në lojë për të pushuar dirixhentin e skuadrës, Luka Modriq.
“Kovaçiq është lojtar i madh”.
“Ai ka gjithçka duhet për t’u bërë kampion”.
“Ndaj Malmos luajti shumë mirë, ndaj ndihma e tij këtë sezon pres të jetë e madhe”.